Një prej emrave më me influencë në botën e softuerëve të komunikimit Google Hangouts po jep lamtumirën e fundit.
Kompania konfirmoi se më 1 Nëntor 2022 Hangouts nuk do të jetë më i aksesueshëm për përdoruesit ndërsa po kërkon të modernizojë suitën Google Workspace.
Përdoruesit tashmë do të drejtohen tek Google Chat ndërsa kompania po punon për unifikimin e shërbimeve të komunikimit.
Përdoruesit të cilët tentojnë të aksesojnë Hangouts do të shohin një mesazh “Duke filluar nga 1 Nëntor 2022, Hangouts në ueb do të ridrejtojë përdoruesit në Chat on Web. Ne rekomandojmë kalimin në Chat.”
Lajmi është goditja e fundit që Hangouts merr pasi u njoftua mbyllja e shërbimit në 2020. Aplikacionet Android dhe iOS janë hequr nga dyqanet në Korrik të 2022 ndërsa shtojca zyrtare e Chrome gjithashtu.
Përdoruesit mund të përdorin shërbimin Google Takeout për të shkarkuar të dhënat e Hangouts deri më 1 Janar 2023. /PCWorld Albanian