Fjalëkalimet janë një e keqe e domosdoshme për momentin, dhe Google Chrome do të përpiqej të kompensojë disa prej dobësive të tyre duke sugjeruar fjalëkalime më të forta përmes indikatorëve.
Një funksionalitet ri po zhvillohet nga Google për të treguar forcën e fjalëkalimeve që po krijoni ndërsa jeni duke u regjistruar në një faqe online direkt nga shfletuesi.
Ky funksionalitet ka ekzistuar tek shfletuesit prej kohësh, por në formën e shtojcave nga 1Passwod, LastPass, Dashlane etj dhe jo si i integruar.
Google e përshkruan funksionalitetin si “Indikator i Fuqisë së Fjalëkalimit”. “Ofron një indikator të fuqisë së fjalëkalimit gjatë shkrimit të një fjalëkalimi në një proces regjistrimi,” vijon përshkrimi i kompanisë.
Bazuar në këtë informacion kuptojmë se Google do të ofrojë këtë indikator për regjistrimet e llogarive të reja por jo gjatë kyçjes në një llogari tashmë ekzistuese në internet. /PCWorld Albanian