google braktis planet per eliminimin e cookie nga palet e treta 680a5e00759dd

Google braktis planet për eliminimin e “cookie” nga palët e treta

April 24, 2025
1 minut lexim

Google nuk do të bëjë asnjë ndryshim në mënyrën sesi cookie-t e palëve të treta funksionojnë në shfletuesin Chrome. Zëvendës presidenti i Privacy Sandbox pranë Google tha se kompania ka marrë një vendim për të ruajtur qasjen ekzistuese për cookie-t e palëve të treta në Chrome.

Kompania kishte planifikuar në fillimet e saj të largonte cookie-t e palëve të treta në 2022 si pjesë e inciativës së saj Privacy Sandbox që ka për qëllim ta bëjë internetin më të siguritë dhe privat për tu përdorur.

Por pas shtyerjesh të vazhdueshme dhe pengesash rregullatore në SHBA dhe Britani me arsyetimin e Privacy Sandbox godet reklamuesit e vegjël, largimi i cookie-ve të palëve të treta ishte planifikuar për në 2024 dhe më pas në 2025.

Vitin e kaluar Google vendosi se nuk do të “vrasë” këto cookie dhe në të kundërt do të prezantonte një eksperiencë të re në Chrome ku njerëzit mund të bëjnë zgjedhje të informuara që aplikohen në shfletimin e tyre në ueb.

Eksperienca e re e cila ishte premtuar me Privacy Sandbox nuk do të vijë. Pavarësisht se anuloi planet për largimin e cookie-ve të palëve të treta nga Chrome, Google do të vijojë ta mbajë të gjallë iniciativën Privacy Sandbox. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

hargreaves kosova ka nevoje urgjente per nje kuvend dhe qeveri funksionale 680a5b3691d6a
Story i mëparshëm

Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale

kosova nikoqire e kampionatit individual evropian 2025 ne shahun rapid dhe blic 680a5ef1c7a47
Story i radhës

Kosova nikoqire e Kampionatit Individual Evropian 2025 në shahun Rapid dhe Blic

Të fundit nga

Festa Qoqaj pozon nga shtrati

Influencerja e njohur, Festa Qoqaj gjithmonë është pranë ndjekësve të saj me postime të ndryshme. Edhe sot ajo ka ndarë disa fotografi me ndjekësit në Instagram. Siç shihet ajo ka pozuar në një
ShkoLartë