Google beson se gjuha e saj e programimit mund të zëvendësojë C++

min lexim

Google zbuloi më shumë rreth Carbon, gjuhës më të re të programimit që kompania beson se mund të jetë pasardhësi i C++.

Gjuhët e programimit por përmirësohen dhe zhvillohen dita ditës dhe vitet e fundit janë zëvendësuar nga modele të cilat janë edhe më të lehta për tu përdorur.

Gjuha e programit Swift e Apple hapi shumë mundësi krahasuar me paraardhësin Objective-C. Shumë e konsiderojnë Rust si pasardhësin e C++, por një prej inxhinierëve më të lartë të Google tha se produkti i Mozilla nuk ka të njëjtin ndërveprueshmëri të dyanshme dhe shërben si barrierë gjatë përkthimit mes dy gjuhëve të ndryshme.

Këtu fillojnë edhe avantazhet e Carbon që Google thotë se ndërvepron me kodin e C++ dhe përdoruesit që duan të kalojnë në Carbon do ta kenë shumë të lehtë.

Arsyet të tjera pse Chanlder Carruth beson se Carbon është pasardhësi i C++ është gramatika më e thjeshtë the importimet më lehta të API-ve.

Aktualisht Carbon është vetëm një eksperiment dhe kodin burimor i saj mund të shkarkohet dhe të provohet nga brenda shfletuesit duke përdorur aplikacionin Compiler Explorer. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia po përpiqet “të nxjerrë dhe riparojë” mijëra automjete luftarake që janë dëmtuar në Ukrainë – thotë inteligjenca britanike

Story i radhës

“Dibra Open 2022”, Duka: Mbështesim sportin e tenisit dhe sportistët

Të fundit nga