Goli i Provedel nuk ishte rastësi

September 21, 2023
1 minut lexim

Ivan Provedel u kthye në hero për Lacion në Ligën e Kampioneve, duke shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit. Portieri 29-vjeccar, mori një krosim në zonë në sekondat e fundit dhe arriti ta çonte topin në rrjetë duke barazuar rezultatin.

Ky gol i shënuar, duket se nuk është rastësi pasi nëna e futbollistit, Elena Kalinina ka zbuluar se lojtari e kishte nisur karrierën e tij si sulmues dhe deri në moshën 15-vjeccare ka luajtur në atë pozicion. Më pas, ka parë video nga portieri Toldo dhe nga ai, u inspirua që të kthehej në portier.

“Ivan meriton gjithçka. Ai ndoqi dëshirën e tij të vetme. Filloi si sulmues, por donte të luante në portë.

Deri në moshën 15-vjeçare ishte sulmues. Shihte kasetat e idhullit të tij Toldos dhe në kopsht me gjyshen e imitonte. Në moshën 16-vjeçare ai shkoi në Udineze”, shprehet nëna e portierit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

Story i radhës

Aksident i trefishtë në Lezhë, dyshohet për 3 të plagosur

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë