Goli i parë me Dinamo Zagrebin, Endrina Elezaj me realizim spektakolar

1 minut lexim

Futbollistja kosovare Endrina Elezaj ka gjetur golin e saj të parë tek gjiganti kroat Dinamo Zagreb.

Elezaj shënoi një gol spektakolar nga jashtë zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi portieres kundërshtare që të reagojë.

Ajo paraprakisht kishte qenë pjesë e KFF Mitrovicës aty ku kishte qëndruar për shtatë vite dhe më pas u transferua në Kroaci.

27-vjeçarja tash e disa vite konsiderohet si njëra prej mbrojtëseve të krahut më të mira si në futbollin kosovar ashtu edhe në atë shqiptar.

Kujtojmë se futbollistja nga Klina është gjithashtu reprezentuese e Kombëtares së Shqipërisë në konkurrencën e femrave.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

I lëshonin pa paguar të punësuarit e MPB-së, kallëzime ndaj 12 policëve dhe 6 të punësuar në pikën pagesore Rramanli

Story i radhës

Kaosi në Kuvend, reagon ambasada Britanike në Shqipëri: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Të fundit nga