Jasir Asani realizoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Polonisë në fitoren e Shqipërisë me rezultat 2-0 në “Air Albania”.
Tri pikët e reja i japin Shqipëriszë epitetin e lideri në grupin E të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 me 10 pikë, dy më shumë se Republika e Çekisë në vendin e dytë.
Po zhvillohej minuta e 37’ e ndeshjes kur Asani lëshoi një goditje bombastike nga distanca për ta lënë të shtangur portierin polak Szczesny.
Në garë me golin e Asanit janë edhe goli i Somorodov kundër Irlandës së Veriut, ai i Joao Felix kundër Luksemburgut dhe i belgut Trossard kundër Estonisë.