Golden State u kthye në lojë duke ngushtuar në 2-1 serinë kundër Sacramentos.
Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan ndezin sërish shpresat për të kaluar në fazën tjetër të play-off. Ndërkohë, një hap të sigurt drejt kualifikimit kanë hedhur Philadelphia dhe Fenix.
Pas humbjeve në ndeshjet e para, Golden State kthehet në lojë dhe ngushton në 2-1 rezultatin e përgjithshëm kundër Sacramentos. Kampionët në fuqi të NBA fituan sfidën e tretë të play-off me shifrat 114-97, duke ndezur sërish shpresat e tyre për të kaluar në fazën tjetër.
Njeriu I triumfit për Warriors ishte Stephen Curry, që shënoi 36 pikë, duke merituar edhe titullin si MVP i ndeshjes. Për Kings nuk mjaftuan 26 pikët e Fox, që iu afrua tre shifrave dopjo me 9 topa të kapur në tabelë dhe po aq asist për shokët e skuadrës.
Shumë pranë kualifikimit është Philadelphia, që thelloi në 3-0 serinë kundër Brooklyn Nets.
“Sixers” imponuan rezultatin 102-97 në sfidën e tretë të mbushur plot tension, pasi Embid rrezikoi përjashtimin direkt, ndërsa James Harden u largua nga parketi me teknikë. Gjithsesi, të dy yjet ndihmuan Philadelphia të afrohet me fazën tjetër të play-off në këtë post-sezon të kampionatit amerikan të basketbollit.
Një hap drejt kualifikimit ka hedhur edhe Fenix që mori epërsinë 2-1 në serinë kundër Los Angeles Clippers.
Kjo ishte sfida me më shumë pikë e mbrëmjes së fundit në NBA e mbyllur me suksesin e Sans në shifrat 124-129.
Devin Booker ishte protagonist kryresor, duke bërë një paraqitje spektakolare me 45 pikë, ndërsa me 29 pikë e mbylli ndeshjen Kevin Durant, edhe ai shumë I rëndësishëm në triumfin e Fenix.