Rap-artisti nga Presheva, Gold AG, mbrëm (e shtunë) ka sjell projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për këngën e tij të radhës “Oj dashni”, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Fatmira Breçani.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari, kurse producimin e ka realizuar Gramoz Kozeli.
Protagoniste në klip është modelja Atalanta Kërcyku me video të kompletuar nga produksioni “Imagine Films”.
Videoklipi i dyshes së famshme shqiptare duhet theksuar se është xhiruar në Shqipëri.
Fatmira ka bërë duete deri më tani me shumë artistë nga Kosova si dhe shquhet si diva e muzikës popullore në shtetin amë.
Arian Agushi (emri i vërtetë) nga ana tjetër po vazhdon t’i qëndroj besnikut stilit muzikor që nga fillimi i karrierës