Futbollistët e Maqedonisë së Veriut shënuan fitore të lehtë me rezultat 4:0 ndaj Gjibraltarit, në ndeshjen e grupit 4-të të Ligës C të Kombeve.
Enis Bardhi tregoi mjeshtrin e tij, duke shënuar nga gjuajtja e lirë rreth 23-34 metra në këndin e epërm të djathtë topi qëllon shtyllën e pastaj godet edhe shtyllën e majtë e futet në rrjetë.
Kapiteni Bardhi asistoi në golin e dytë në minutën e 14-të.
Shqiptarët Enis Bardhi e Ezgjan Alioski u paraqitën standardë.
Golat i shënuan Bardh (4′), Miovski (14′ e 16′), Churlinov (31′).
Valon Ethemi futet në lojë në minutën e 46-të në vend të Ezgjan Alioskit dhe Bardhi zëvendësohet po në këtë minutë.
Gjeorgjia kryeson me 10 pikë, pasojnë Maqedonia e Veriut me 7, Bullgaria 3 dhe Gjibraltari 0 pikë.