GoFundMe për viktimat e të shtënave në mitingun e Trumpit mbledhin mbi 5 milion dollarë

min lexim

Një mbledhje e paparashikuar të parave për viktimat në atentatin e së shtunës ndaj ish-presidentit Donald Trump, në një tubim elektoral në Pensilvani, ka mbledhur për 24 orë mbi 5 milionë dollarë, me 64 mijë donatorët,  duke përfshirë edhe dy emra të njohur Dana White dhe Kid Rock.

GoFundMe, e cila thotë se është “e autorizuar nga Presidenti Donald Trump” së bashku me Meredith O’Rourke,  grupi i cili është gjithashtu një nga financuesit kryesor të fushatës së Trumpit, është duke bërë tani një fushat duke mbledhur para për viktimat e së shtunës në Butler- Penslivenia, ku siç dihet një person mbeti i vrarë dhe dy tjer të plagosur nga të shtënat në mitingun e Trumpit.

 Meredith O’Rourke, organizatore e kësaj fushate për të mbledhur ndihma për viktimat thotë se qëllimi fillestar me GoFundMe, ishte të mblidhte 1 deri në 2 milion dollarë, por shuma tani e ka tejkaluar shumë këtë qëllim, ngaqë ajo deri tani ka mbledhur mbi 5 milion dollarë nga mbi 64,000 donacione që nga pasditja e së hënës.

Donacionet kryesore pra ata që dhuruan me shumat më të mëdha  deri më tani për O’Rourke GoFundMe përfshijnë 50,000 dollarë nga instituti konservator The Heritage Foundation, 50,000 dollarë nga American Hartford Gold, 50,000 dollarë nga CEO i UFC White dhe 50,000 dollarë nga këngëtari Kid Rock.

Donacione të tjera të mëdha, të dukshme për mbledhjen e fondeve përfshijnë 30,000 dollarë nga ish-kandidati republikan presidencial Vivek Ramaswamy, 25,000 dollarë nga familja Scaramucci dhe 15,000 dollarë nga eksperti konservator Ben Shapiro.

 Policia e Shtetit të Pensilvanisë ka identifikuar dhe publikuar emrat e tre viktimave të të shtënave që morën pjesë në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Butler, Pensilvani, të shtunën.

Mes një tentative për të vrarë Trumpin, Corey Comperatore, 50 vjeç, u vra, sipas policisë, ndërsa u plagosën edhe David Dutch, 57 vjeç dhe James Copenhaver, 74 vjeç.

Sipas autoriteteve, të dy personat e plagosur janë në gjendje stabile pas plagëve të marra.

Njeriu i akuzuar për tentativën për të vrarë Trump, është Thomas Methew  Crooks, 20 vjeç, i cili u vra nga Shërbimi Sekret në vend.

“Këto viktima dhe familjet e tyre janë sigurisht në mendimet tona sot,” tha në një deklaratë koloneli Christopher Paris, Komisioneri i Policisë së Shtetit të Pensilvanisë.

Kush është Meredith O’Rourke, organizatorja e GoFundMe?

Nga Florida, O’Rourke ka qenë një grumbullues kryesor politik për republikanët për dekada, duke përfshirë fushatat e senatorit aktual të SHBA Rick Scott dhe ish-komisionerit të Bujqësisë në Florida, Adam Putnam për guvernator. Ajo gjithashtu bëri një fushat ndihmash financiare në vitin 2015 për kandidimin e ish-guvernatorit të NJ, Chris Christie për president.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

IHMK: Sot maksimalja lëviz ndërmjet 35-38 gradë Celsius

Story i radhës

Ish-ministri i Financave: Regjistrimi i popullsisë në Kosovë u manipulua, këto janë faktet

Të fundit nga