Goditje për propagandën ruse dhe serbe, TikTok fshin llogaritë e Sputnik

September 21, 2024
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Thesarit më 4 shtator lëshoi një deklaratë duke njoftuar sanksione kundër grupit mediatik mëmë të Sputnik, Rossiya Segodnya, RIA Novosti, RT, Sputnik dhe Ruptly.

Sanksionet kishin në shënjestër edhe kryeredaktoren e Rossiya Segodyna, Margarita Simonyan, dhe një numër drejtuesish të tjerë të lartë.

Ndërkohë, së fundmi platforma e ndarjes së videove, TikTok, ka fshirë llogaritë e propagandistëve Sputnik International, Sputnik Serbia, Sputnik Afrique, Sputnik Africa, Sputnik Brasil, Sputnik Mundo dhe Sputnik Indonesia.

Bëhet e ditur se ky hap vjen mes akuzave të SHBA-së se propagandistët po ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane.

Ndryshe, edhe Meta kishte fshirë më parë llogaritë e RT në Instagram dhe Facebook.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KRU “Hidrodrini” sqaron opinionin për rënien e shtypjes në disa lokalitete

Story i radhës

Tre shenja që do të qajnë më shumë për miqtë që kanë humbur sesa për ish-in

Të fundit nga

ShkoLartë