goditje e rende per paqaraden ka keputur ligamentin ne debutim me heidenheimin 68c84f341bcfb

Goditje e rëndë për Paqaradën, ka këputur ligamentin në debutim me Heidenheimin

September 15, 2025
1 minut lexim

Një debutim për t’u harruar për Leart Paqaradën, pasi mbrojtësi i majtë i Kosovës ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e tij të parë me Heidenheimin kundër Borussia Dortmundit, të shtunën.

Vetëm pas shtatë minutash lojë, ai u detyrua të linte fushën, ndërsa skuadra e tij pësoi humbjen 2-0 në shtëpi dhe mbetet pa pikë në fund të tabelës së Bundesligës.

Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar lajmin e keq: Paqarada ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të majtë dhe në ditët e ardhshme do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Rikuperimi pritet të zgjasë disa muaj, duke e lënë jashtë fushe për një periudhë të gjatë.

Trajneri i Heidenheimit, Frank Schmidt, nuk e fshehu zhgënjimin e tij me lëndim e mbrojtësit që u bashkua këtë afat kalimtar.

“Ky është një lajm i rëndë për të gjithë, por mbi të gjitha për Leartin vetë. I urojmë shërim të suksesshëm dhe do ta mbështesim në çdo hap. Ne duhet të qëndrojmë më afër si ekip dhe të kompensojmë mungesën e tij me përgjegjësi kolektive”, deklaroi ai.

30-vjeçari iu bashkua Heidenheimit këtë verë nga Kolni dhe ka kontratë me klubin gjerman deri më 30 qershor 2027.

Ky lëndim e ndërpret brutalisht nisjen e aventurës së tij të re, ndërsa ai përgatitej të sillte përvojën dhe lidershipin e tij në skuadrën debutuese të Bundesligës. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kodi i ri penal zhvillohet tryeza e pare konsultuese me gjyqtare e prokurore 68c84ed9d42e2
Lajmi i mëparshëm

Kodi i ri Penal, zhvillohet tryeza e parë konsultuese me gjyqtarë e prokurorë

reiffenstuel kosova te permbahet nga shenjestrimi i institucioneve shendetesore te drejtuara nga serbia ndikon negativisht ne raport me be ne 68c84f44ce9a7
Lajmi i radhës

Reiffenstuel: Kosova të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia, ndikon negativisht në raport me BE-në

Të fundit nga

ShkoLartë