Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
I arrestuari është shtetasi Marsel Ramaj banues në fshatin Baks i Ri në Velipojë
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 5 prill ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ramaj akuzohet se me datë 22 shkurt së bashku me shtetasit H. R., E. R. dhe R. R, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pas ngjarjes, kanë goditur me grushte shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër.
Gjithashtu, shtetasi Marsel Ramaj e ka kanosur shtetasin K. S., me armë zjarri.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.