goditi gjestin ne bbv lirohet jozi policia jep detajet 67fb8f7fae4c3

Goditi Gjestin në BBV, lirohet Jozi – policia jep detajet

April 13, 2025
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar pas arrestimit të Jozefin Markut, konkurrent në Big Brother i cili goditi Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Policia thotë se ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”-njofton policia.

Akti i papranueshëm ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania. Ky veprim i paprecedentë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

Medial reagoi menjëherë duke dënuar me vendosmëri çdo formë dhune dhe ritheksuar angazhimin e tij ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

armiku nisi sulm me raketa ndaj civileve rusia godet rajonin sumy ne ukraine 67fb8da0b4a02
Story i mëparshëm

“Armiku nisi sulm me raketa ndaj civilëve” – Rusia godet rajonin Sumy në Ukrainë

kasami per taravarin po te ndahet nga grupi do ta haje ujku video 67fb937ef10a7
Story i radhës

Kasami për Taravarin: Po të ndahet nga grupi do ta “haje ujku” (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë