goditi 72 vjecaren me veture e la me lendime te renda para shtepise dhe u largua 639498230a4bb

Goditi 72 vjeçaren me veturë, e la me lëndime të rënda para shtëpisë dhe u largua

December 10, 2022
1 minut lexim
ADA68901 52CD 4151 9C9F C3408B5223AD.jpeg 750x430 1

Një 72 vjeçare nga Shkupi ka mbetur e lënduar rëndë pasi u godit nga një veturë në lëvizje gjatë ditës së djeshme. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 14:30. Shoferi, pas goditjes e ka dërguar zonjën para shtëpisë së saj dhe është larguar. Disa orë më vonë, pasi i ishte përkeqësuar gjendje shëndetësore, 72 vjeçarja kishte shkuar në spital ku i ishin konstatuar lëndime të rënda trupore, përcjell Klan Macedonia. Ngjarjen e konfirmojnë nga MPB.

Marketing

alpi royal

“Më datë 09.12.2022 në ora 17:40 në SPB Shkup është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’ është sjellë e lënduar R.V (72) nga Shkupi, e cila pas bisedës ka sqaruar se në ora 14:30 si një këmbësor në parkingun në Bulevardin “Aradhat partizane” është goditur nga një mjet motorik për pasagjerë, pas së cilës personi që drejtonte mjetin e ka çuar në shtëpinë e saj dhe është larguar. Më tej rreth orës 17:00 R.V ka ndjerë dhimbje dhe ka shkuar për ekzaminimin në mjek, ku mjeku ka konstatuar lëndime të rënda fizike. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB

MARKETING

RENT A CAR

spitali ne struge funksionon me llogari te bllokuara dhe borxh mbi 3 milione euro 639495c48a450
Story i mëparshëm

Spitali në Strugë funksionon me llogari të bllokuara dhe borxh mbi 3 milionë euro

icmg kok u ka kapacitet per organizimin e lojerave mesdhetare 63949912352e5
Story i radhës

ICMG: KOK-u ka kapacitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Të fundit nga

ShkoLartë