Në Stamboll është shkatërruar mafia e basteve “Totobo” e cila shtrihet nga Gjermania deri në Turqi, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Janë arrestuar 59 anëtarë të mafias, e cila ka përfituar 55 milionë euro. Operacionet ilegale të basteve i ka kryer në Turqi, Gjermani dhe Maqedoni, përcjell gazeta “Milijet”. Policia për 8 muaj me radhë ka ndjekur operacionin, kurse 59 personat janë arrestuar në Stamboll. Policia bën me dije se po vazhdon aksioni për ta parandaluar njërën prej aferave më të mëdha të basteve të paligjshme. Pasi janë ndjekur xhirollogaritë e pjesëtarëve të grupit, është konstatuar se 1 miliard euro janë transferuar në Maqedoni në formë kriptovalutash. Me qëllim që Banka Qendrore mos t’i ndjekë këto të holla, janë bërë transaksione prej nga 10-15 mijë dollarëve. Ato mjete janë grumbulluar në një xhirollogari, pas çka janë kthyer në kriptovaluta dhe janë transferuar në Maqedoni, transmeton “Milijet”.
Të fundit nga
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i frikësohet në asnjë
Belind Këlliçi ka zbardhur detaje nga takimi që ia ka pasur me Donald Trump në SHBA.
Mevlan Adili është kthyer në fillet e tija. Në një intervistë për “Pastel” në TV21 ka
Kristian Shpendi po spikat këtë sezon në Seria B ku ka shënuar tetë gola si asnjë
Ana me shaka ka ftuar Xuxin në shtratin e saj duke i thënë se nëse futet