Goditet Bekaj përpara syve të gjyqtarit!
Sfida mes Partizanit dhe Tiranës pati një ndalesë të lojës, pasi portieri i bardhebluve, Visar Bekaj, u godit nga disa copa plastike të hedhura nga tribuna ku janë vendosur tifozët e Partizanit.
Kjo gjë solli ndërpritje të ndeshjes për disa çaste, pasi i erdhi ndihma e parë portierit bardheblu.
Gjithashtu ishte dhe kapiteni i “Demave”, Eneo Bitri, i cili shkoi për të qetësuar tifozerinë e të kuqv.