Godet rivalin me kokë në Gjermani, mbrojtësi i Kosovës humb qetësinë

November 5, 2022
1 minut lexim

St Pauli humbi 1:0 në Dusseldorf përballë Fortunës vendase, duke regjistruar disfatën e tretë radhazi në Bundesliga 2.

Ekipi ku aktivizohen Leart Paçarada (kapiten) dhe Betim Fazliji, po kalon një moment shumë të vështirë.

Ky i fundit humbi qetësinë në minutën e 58’, moment kur la ekipin me dhjetë lojtarë.

Qendërmbrojtësi dardan, i cili numëron 16 ndeshje me përfaqësueses e Kosovës, goditi me kokë lojtarin kundërshtar, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të kuq.

Momente tensioni në fushë dhe përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave, teksa në fund festuan lojtarët e Fortunës, të cilët siguruan fitoren e katërt radhazi në kampionat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

5 llojet e përulësisë që duhet t’i dini …

Story i radhës

Rama paralajmëron taksë të jashtëzakonshme dhe zbulon cili biznes do e paguajë

Të fundit nga

ShkoLartë