Milan ka bërë goditjen e parë në merkaton e janarit. Sipas Sky Sport, kampionët në fuqi të Italisë e kanë gjetur portierin e ri në Amerikën e Jugut.
Bëhet fjalë për Devis Vasquez, lojtar kolumbian i datëlindjes 1998 i Club Guaranì. Operacioni është mbyllur, me portierin që do të zbarkojë në Itali në ditët e ardhshme.
Ndërkohë kanë ardhur lajmë të këqija nga infermieria për trajnerin Pioli. Në miqësoren e luajtur kundër Eindhoven, Ante Rebic ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet pas 7 ditësh.
Ballo Tourè, pas një goditje të marrë në të njëjtën ndeshje, duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni, sicc ka bërë të ditur vetë klubi, do të zhvillohet të hënën.