godet agim alickaj edi rama eshte sherbetor i serbise fashiste 68f3b4a195d7b

“Godet” Agim Aliçkaj: Edi Rama është shërbëtor i Serbisë fashiste!

October 18, 2025
1 minut lexim

Veprimtari Agim Aliçkaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur “shërbëtor të Serbisë fashiste, me mish e me shpirt”. Ai akuzon Ramën se mashtron ish-luftëtarët e UÇK-së me fjalë boshe, ndërsa me vepra vepron kundër tyre.

Aliçkaj thekson se Rama nuk e ka dënuar Serbinë, ka refuzuar votimin e rezolutës për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe po punon për ndarjen e Kosovës.

“Ai është kundër të gjitha vlerave të UÇK-së dhe kombëtare, dhe do të përfundojë në plehun e historisë”, ka shkruar ndër të tjera Aliçkaj.

Postimi i plotë:

Edi Rama është shërbëtor i Serbisë fashiste, me këmbë e krye, me mish e me shpirt. Ka aqë shumë fakte, sa vetëm ata që e kanë kryet në kallukongjë nuk e shohin. Më dhimbsen ish luftëtarët e UÇK-së të cilët unë i admiroj, ndërsa Rama po i mashtron.

Ai është me fjalë boshe, rrena dhe mashtrime për UÇK-në, por me vepra kundër.

– Nuk e dënon Serbinë, kërkon që ti falen krimet, pa kërku falje.

– Nuk e voton rezolutën për gjenocid ndaj shqiptarëve.

– Punon për ndarjen e Kosovës dhe falje të Veriut të cilin e quan tokë e askujt.

Demonstrata as pallavrat e tij nuk e ndihmojnë Thaqin.

Ai është kundër të gjitha vlerave të UÇK-së dhe të gjitha vlerave kombëtare.

Do të përfundojë në plehun e historisë.

I nderuar Blerim Gjocaj. Unë nuk komentoj në postimet tua për shkak të respektit ndaj teje. Të lutem mos komento as ti më. Të gjithë e dinë kush është UÇK dhe kush nuk është. Mos humb kohë kot. Jeto me ëndrrat tua e unë me të mijat.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkendija ne mesin e 250 klubeve me te mira ne bote 68f3b499e5a42
Lajmi i mëparshëm

Shkëndija në mesin e 250 klubeve më të mira në botë

ekskluzive eksperimenti per sigurine e spak dhe gjkko garda teston masat mbrojtese pas vrasjes se gjyqtarit astrit kalaja 68f3b5481fff9
Lajmi i radhës

Ekskluzive/ Eksperimenti për sigurinë e SPAK dhe GJKKO, garda teston masat mbrojtëse pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë