Gmail sjell reagimet me emoji

October 4, 2023
1 minut lexim

Shërbimi e-mail i Google, Gmail, ofron Replikat e Zgjuara (Smart Replies) për përdoruesit të cilët janë të ngarkuar dhe nuk kanë kohë tu përgjigjen menjëherë e-maileve.

Por në rastet kur përdoruesit nuk kanë çfarë të thonë, replika më e mirë është mbase vetëm një emoji. Gjiganti i teknologjisë ka lançuar reagimet emoji për Gmail dhe kështu përdoruesit mund të reagojnë njëlloj siç bëjnë me mesazhet direkte.

Google filloi lançimin e funksionalitetit për pajisjet Android dhe do të kuptoni që keni qasje nëse në fund të e-mailit shfaqet një ikonë fytyre.

Duke klikuar mbi të do të shfaqet një menu ku mund të gjeni opsionet emoji për të zgjedhur. Reagimet e të gjithëve do të shfaqen ngjitur me ikonën e disa kanë animacione të shkurtra.

Edhe pse reagimet me emoji ndaj e-maileve aktualisht janë të disponueshme vetëm në Android, funksionaliteti pritet të mbërrijë edhe tek pajisjet iOS dhe në ueb në muajt në vijim. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Maqedoni: Nga 1 tetori është ulur çmimi i roamingut për 30%, tarifat largohen totalisht nga viti 2028

Story i radhës

Ushtronte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, arrestohet pronari i një lokali në Korçë

Të fundit nga

Zverev e Sinner kualifikohen

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe. Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner,

Ky është haxhiu që ndërroi jetë në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë në Mekë. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime familjesë së Jusufit Njoftimi
sqmken
ShkoLartë