Gmail është përmirësuar – çfarë ka të re

November 1, 2024
1 minut lexim

Google ka përmirësuar Gmail me veçori dhe shkurtore të reja të Inteligjencës Artificiale (AI).

Google ka shtrirë fushatën “Më ndihmo të shkruaj” në Gmail për ueb, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë ose modifikojnë emailet me ndihmën e Gemini AI.

Ashtu si funksionon në pajisjet celulare, përdoruesve do t’u paraqitet opsioni për të përdorur funksionin kur hapin një kuti të zbrazët të kompozimit të postës elektronike në Gmail.

Funksioni “Më ndihmo të shkruaj” i Google është i disponueshëm vetëm për përdoruesit me një abonim në Google One AI Premium ose duke përdorur shtesën Gemini për Workspace.

Përveç krijimit të një emaili, “Më ndihmo të shkruaj” mund të ofrojë gjithashtu sugjerime se si të formosh, zgjerosh ose shkurtosh mesazhin tënd.

Google gradualisht do t’u japë përdoruesve qasje në funksionin “Më ndihmo të shkruaj” në ueb, së bashku me një shkurtore të re për pajisjet celulare.

Një shkurtore e re, e quajtur “Përmirëso draftin tim” është e disponueshme për pajisjet celulare, si një zëvendësim për “Më ndihmo të shkruaj”. Dhe në vend të opsioneve për të formuar, zgjeruar ose shkurtuar mesazhin, ai do ta përpunojë automatikisht mesazhin kur të shtypet shkurtorja “polish”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të rigjesh buzëqeshjen kur dita nis keq për ty

Story i radhës

Pep Guardiola: Te Barcelona ka luftëra të brendshme derisa lodhesh mendërisht

Të fundit nga

ShkoLartë