glen powell thote se nuk eshte personi i duhur per te luajtur james bond in per kete arsye befasuese 68a79b1404c6a

Glen Powell thotë se nuk është personi i duhur për të luajtur James Bond-in për këtë arsye befasuese

August 22, 2025
1 minut lexim

Glen Powell nuk intrigohet aspak nga mundësia për të luajtur rolin e James Bond.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, në kuadër të një artikulli të gjatë për serialin e tij të ri komik me temë sportive Chad Powers, aktori 36-vjeçar i hodhi poshtë pa mëdyshje zërat se ai mund të trashëgojë rolin legjendar të agjentit 007 në ekranin e madh.

“Jam nga Teksasi. Një teksan nuk duhet të luajë James Bond-in”, tha ylli i Top Gun: Maverick. “Unë dhe familja ime bëjmë shaka, mund të luaj ‘Jimmy Bond’, por jo James Bond”.

Agjenti ikonik i shërbimit sekret britanik MI6, i sjellë në ekran nga romanet e spiunazhit të Ian Fleming të viteve 1950–1960, është interpretuar deri tani vetëm nga aktorë anglezë dhe irlandezë, me Daniel Craig si më i fundit në këtë rol.

Ende nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar për kastin e filmit të ardhshëm të James Bond, i cili do të realizohet nga Amazon MGM Studios, me Denis Villeneuve si regjisor dhe Steven Knight si skenarist.

Rekomandimi i Powell për këtë rol?

“Zgjidhni një britanik të vërtetë për atë punë”, i tha ai The Hollywood Reporter. “Ai është personi që i shkon atij smokingu”.

Powell, që është kthyer në një aktor kryesor falë suksesit të filmave Anyone But You, Twisters dhe Hit Man, do të vijojë karrierën me filmin e ardhshëm The Running Man, i drejtuar nga Edgar Wright dhe bazuar në romanin e Stephen King.

Ky film, një ripunim i versionit të vitit 1987 me Arnold Schwarzenegger, pritet të dalë në kinema më 14 nëntor.

Ndërkohë, seriali Chad Powers, i krijuar nga Powell dhe Michael Waldron, bazuar në një personazh të krijuar nga producenti Eli Manning, do të ketë premierën në Hulu më 30 shtator.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

linja hekurudhore fushe kosove ferizaj e gatshme per qarkullim 68a79a0937c87
Lajmi i mëparshëm

Linja hekurudhore Fushë Kosovë-Ferizaj e gatshme për qarkullim

e rende ne vlore femija bie nga lartesia e pallatit ne lungomare 68a7adb6ba1ec
Lajmi i radhës

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia e pallatit në Lungomare

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë