Është konfirmuar tashmë gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Aty do të ballafaqohen Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina pasi kjo e fundit e ka mposhtur me lehtësi Ponte Prizrenin me rezultat 88-77, ndeshje e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Çereku i parë ofroi spektakël të vërtetë të dhuruar nga të dy ekipet në podium në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar në grupi i tifozëve “Plisat” e i cili përfundoi me rezultat 15-20 në favor të kryeqytetasve.
Për dallim nga i pari, çereku i dytë foli krejtësisht në të mirë të Sigal Prishtinës që krijoi epërsi prej 21 pikësh me rezultatin 52-31.
Superioriteti i badhekaltërve vazhdoi edhe në 10 minutëshin e tretë duke e ruajtur epërsinë e thellë e cila në fund të çerekut të tretë ishte 19 pikë dhe rezultati 70-51.
E njëjta fotografi u shfaq edhe në çerekun e katërt dhe të fundit, me Prishtinën në në asnjë moment nuk e rrezikoi fitoren dhe në fund triumfoi me rezultat të thellë 88-77.
Ndërkohë nesër do të zhvillohen dy çerekfinalet tjera ku ballafaqohen Trepça-Rahoveci, me fillim nga ora 17:00 dhe Peja-Bashkimi nga ora 20:30.