Gjysma e lojërave të lançuara nga Sony do të jenë për PC dhe mobile

May 26, 2022
1 minut lexim

Sony dëshiron që gjysma e lojërave të lançuara nga kompania të jenë në PC dhe mobile deri në 2025 sipas një prezantimi për investitorët.

Investimi në PC dhe mobile sipas Sony do të çojë në rritje të numrit të përdoruesve që luajnë lojërat e kompanisë.

Gjatë prezantimit Sony la të kuptohej se kishte filluar të shijonte përfitimet e titujve si Horizon Zero Dawn, Days Gone dhe God of War në PC me shitjet të cilat arritën nga 80 milionë dollarë vitin e kaluar në 300 milionë dollarë në 2022.

Në platformat mobile kompania ka planifikuar të lançojë lojëra në bashkëpunim me zhvillues të tjerë por edhe të krijojë studion e saj.

Kompania punësoi ish ekzekutivin e Apple Arcade Nicola Sebastiani që ju bashkua PlayStation Studio dhe është vetëm një prej disa punësimeve të reja në këtë departament. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Truss do të bëjë thirrje kundër “qasjes së butë” ndaj Rusisë

Story i radhës

VMRO do të dorëzojë interpelancë ndaj Talat Xhaferit

Të fundit nga

ShkoLartë