Gjyqtarja Mejreme Memaj zgjedhet ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme

December 14, 2022
1 minut lexim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 300-të, të mbajtur të mërkurën, ka zgjedhur gjyqtaren Mejreme Memaj, si ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme.

Deri tek zgjedhja e gjyqtares Memaj në këtë pozitë, ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka njoftuar se Këshilli ka miratuar dorëheqjen e ish-kryetarit Peci nga kjo pozitë, pasi i njëjti është rekomanduar për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si gjyqtar në Gjykatë Kushtetuese.

Më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Borell flet për arrestimin e Thaçit, ngatërron vendin ku po mbahet: Po e pret gjykimin në Amsterdam

Story i radhës

MPB: Alarmet për bomba në Shkup janë të rrejshme

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë