Gjyqtarët lëshojnë dorën në Spanjë, 23% më shumë kartonë

Në ndeshjen e fundit të Barcelonës para pushimit në La Liga kundër Osasunës, trajneri i saj, Ksavi Hernandez, u ndëshkua me karton të verdhë për “kundërshtim” ndaj një vendimi të Gil Manzanos.

Ky ishte kartoni i vetëm për një pjesëtar të stolit në 10 ndeshjet e javës së 14- të në Spanjë, një rast i jashtëzakonshëm këtë sezon në të cilin numri i ndëshkimeve për trajnerët, ndihmësit e tyre dhe stafin tjetër është rritur shumë.

Në 14 javët e para në La Liga, gjyqtarët kanë nxjerrë 53 herë dorën nga xhepi (33 të verdhë dhe 20 të kuq) për “bankinat”, një rritje me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (40 kartonë, 26 të verdhë dhe 14 të kuq).

Siç bëjnë me dije “Marca” nuk ka pasur ndonjë urdhër specifik për ashpërsimin e masave ndaj të pabindurve. Trajnerët më të ndëshkuar janë ai i Seviljes, Sampaoli dhe ai i Majorkës, Aguirre me nga 4 kartonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dafina Zeqiri në përmbyllje të vitit 2022: Faleminderit që më jepni mundësinë që përmes muzikës të ndaj jetën time me ju

Story i radhës

Pse është i rëndësishëm patriotizmi demagogjikë i liderit

Të fundit nga