Gjyqi mes Arbenitës dhe Feros nis zyrtarisht, publikohet fotoja nga Gjykata

July 21, 2023
1 minut lexim

Situata mes Feros dhe Arbenitës ka shkuar së fundmi në mënyrë të pashmangshme drejt gjyqit, teksa ish-partnerët fillimisht pritet të thirren nga autoritetet e drejtësisë për vendimin që do të merren për reperin, nën akuzat e dhunës dhe kërcënimit ndaj modeles, e më pas me gjasë do të përballen edhe për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.

Duket se njëra prej përballjeve gjyqësore ka nisur ditën e sotme, teksa një foto e Arbenitës nga seanca është publikuar në media, ku modelja shfaqet me avokatin e saj. Ndërkohë në foto nuk është Fero, i cili me siguri është në bankën e të akuzuarit, ose po gjykohet pa prezencën e tij, me reperin që momentalisht ndodhet në paraburgim, të paktën për 30 ditë, në pritje të vendimit.

Megjithatë, duke qenë se situata nuk është e qartë dhe nuk dihen detaje, mund të jetë edhe nisja e procedurave për marrjen e kujdestarisë të së bijës, teksa mbetet në pritje të Gjykatës për vendimin për reperin.

Tashmë cështja mes tyre ka kaluar nga akuzat në rrjetet sociale, në Gjykatë, teksa pritet si do të shkojë ngjarja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedi në Shqipëri, mbyten babai me dy djemtë në liqen

Story i radhës

Mërgimtarët po vijnë në Kosovë përmes Shqipërisë, brenda javës dyfishohet numri i veturave në Vermicë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë