gjykimi i krereve te uck se ne hage rama fola me trumpin nuk kam marre pergjigje akoma 69e905e73829e

Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë përgjigje akoma

April 22, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delphit në një bisedë me kryeredaktorin e Kathimerini, Alexis Papahelas, foli edhe për çështjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe proceset e lidhura me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Rama u shpreh se ai ja ka ngritur këtë çështje edhe presidentit amerikan Donald Trump, duke kërkuar vëmendje ndaj asaj që ai e cilësoi si një proces të bazuar në një raport fantazish.

“Pata privilegjin të isha me presidentin Donal Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykata është krijuar duke u mbështetur në një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët, nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, që mbështet një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krimet e UÇK-së, dhe specifikisht trafikimin e organeve njerëzore.

Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë raport fantazish në një proces kundër udhëheqësve dhe morën nga zyra një president që ishte në detyrë dhe e sollën në Hagë, duke e burgosur përpara një akuze zyrtare, si edhe kryetarin e parlamentit. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër, pasi nuk kishte ndodhur asnjë trafikim i organeve njerëzore.

I thashë presidentit Trump se kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe shpresoj që ai të mund të ndërhyjë. Nuk më ka kthyer përgjigje akoma”, tha Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

britania miraton ligjin qe ndalon cigaret per brezin e lindur pas 2008 69e904c075232
Lajmi i mëparshëm

Britania miraton ligjin që ndalon cigaret për brezin e lindur pas 2008

cmimet e naftes gjithnje e ne rritje miratohet kompensimi per transportin publik qeveria do te mbuloje 50 leke per liter te naftes 69e906a06fc4f
Lajmi i radhës

Çmimet e naftës gjithnjë e në rritje, miratohet kompensimi për transportin publik: Qeveria do të mbulojë 50 lekë për litër të naftës

Të fundit nga

ShkoLartë