britania miraton ligjin qe ndalon cigaret per brezin e lindur pas 2008 69e904c075232

Britania miraton ligjin që ndalon cigaret për brezin e lindur pas 2008

April 22, 2026
1 minut lexim

Londra ka miratuar një ligj historik që synon krijimin e një “brezi pa duhan”, duke ndaluar përgjithmonë shitjen e cigareve dhe produkteve të nikotinës për të gjithë personat e lindur pas 1 janarit 2008.



Sipas këtij ligji të ri, i miratuar nga Parlamenti britanik, as cigaret tradicionale dhe as pajisjet elektronike të duhanit (vape) nuk do të mund të blihen ligjërisht nga ky brez, edhe kur ata të arrijnë moshën madhore.

Masa parashikon gjithashtu rritjen graduale të moshës ligjore për blerjen e duhanit çdo vit, deri në zhdukjen e tij të plotë nga përdorimi i ligjshëm. Zyrtarët britanikë e kanë cilësuar këtë vendim si një hap historik në shëndetin publik, duke deklaruar se synimi është krijimi i një gjenerate pa varësi nga nikotina.

“Ky është një hap historik që do të krijojë një brez pa nikotinë”, kanë deklaruar përfaqësues të qeverisë.

Ligji tani pritet të marrë miratimin formal nga Mbreti Charles III-të, i cili përbën hapin e fundit për hyrjen e tij në fuqi.

Nëse nënshkruhet, Mbretëria e Bashkuar do të bëhet vendi i parë në botë që ndërmerr një masë të tillë ligjore për eliminimin gradual të duhanit nga shoqëria.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sali qeveria eshte garantuese e perfaqesimit te drejte do te kete trup koordinues i cili do ta mbikeqyre zbatimin 69e8f38e68f87
Lajmi i mëparshëm

Sali: Qeveria është garantuese e përfaqësimit të drejtë! Do të ketë trup koordinues i cili do ta mbikëqyrë zbatimin

gjykimi i krereve te uck se ne hage rama fola me trumpin nuk kam marre pergjigje akoma 69e905e73829e
Lajmi i radhës

Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë përgjigje akoma

Të fundit nga

ShkoLartë