Nafta dhe benzina në vendin tonë po përballen më një luhatshmëri të dukshme në kosto, ndërsa mësohet se Bashkia Tiranë ka miratuar projektvendimin për kompensimin e transportit publik në kryeqytet.
Në mbledhjen e bërë së fundmi të Këshillit Bashkiak të Tiranës, mësohet se palët u dakordësuan që nëpërmjet një pjese të buxhetit të shtetit, të sigurohet pagesa e 50 lekë për litër naftë për transportet publike.
Mësohet e projektvendimi i miratuar ditën e sotme do të zgjasë për 3 muaj, më konkretisht deri në gushtin e këtij viti.
Buxheti financiar i këtij projektvendimi parashikohet të jetë në koston 250 milion lekë dhe thuhet se do të sigurohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, si dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane të kryeqytetit.
Projektvendimi përcakton gjithashtu kriteret dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin subjektet përfituese, ndërsa kërkesat për kompensim do të pranohen deri më 1 gusht 2026 dhe do të verifikohen nga administrata tatimore.
Vendimi për t’u ardhur në ndihmë transporteve publike vjen mejnëjerë pas rritjes së çmimit të naftës në vendin tonë, për të cilën sot Bordi i Transparencës konfirmoi ndryshimin e kostos.
Burimi: botasot.info


