Gjykata “zhvesh” nga akuzat 3 kontrollorët e “Albcontroll”. Dosja kthehet për rihetim

February 8, 2022
min lexim

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të pushojë akuzën për tre punonjësit e “Albcontrol”, të cilët u morën të pandehur dhe u akuzuan për “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit ajror”, ngjarje kjo e ndodhur në muajin prill 2021 në Rinas.

Vendimi për pushimin e akuzës është marrë nga gjyqtarja e çështjes, Migena Laska, e cila e ka cilësuar akuzën e ngritur nga prokuroria ndaj tre personave Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini, si të padrejtë.

Nisur nga kjo situatë, gjykata ka zhveshur nga përgjegjësia penale tre personat e mësipërm, për shkak se ata nuk kanë qenë fare në punë ditën kur dhe është bojkotuar dhënia e shërbimit tek kulla e “Albcontroll”.

Në vendimin e pushimit, gjyqtarja Laska thotë se: “…më 7 prill 2021, datë në të cilën rezulton se në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtyrë, pezulluar, anuluar, disa fluturime ndërkombëtare të planifikuara përgjatë asaj dite, nuk kanë qenë në detyrën e tyre të mëparshme, të kontrollori.

Tre personat e marrë të pandehur nga prokuroria, nuk kanë qenë në asnjë prej turneve të datës 7 Prill 2021…”.

E për rrjedhojë gjykata ka kthyer dosjen mbrapsht për plotësim të hetimeve, duke urdhëruar akuzën që të zbulojë personat përgjegjës që krijuan revoltën brenda radhëve të punonjësve, me qëllim sabotimin e punës në këtë ndërmarrje shtetërore kaq shumë të rëndësishme që monitoron trafikun ajror.

Fillimisht ndaj tre persona hetimi nisi për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa më pas çështja u kualifikua në veprën penale të “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit ajror”.

Në fazën e parë të çështjes për tre personat e pandehur, prokuroria siguroi dhe përgjime nga rrjeti “WhatsApp” që kishin ndërvepruar për të lënë punën, po për gjykatën këto prova nuk i bëjnë ata përgjegjës.

Pikërisht në datën 7 prill 2021, pjesa më e madhe e kontrollorëve në kullën e kontrollit ajror “Albcontrol”, bojkotuan punën duke futur në situata shumë të vështirë transportin ajror në vend dhe duke cenuar sigurinë kombëtare.

Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në “AlbControl” ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë vetëdeklaruar të paaftë dhe të pamundur për punë.

Për zgjidhjen e situatës paraprakisht e mori në dorë ushtria dhe më pas u emëruan kontrollorë të trafikut ajror nga Turqia.

Ndërsa një lumë akuzash të ndërsjellta u shkëmbyen mes Presidencës dhe qeverisë, duke akuzuar njëra-tjetrën si shkaktare të këtij komploti shtetëror, pikërisht në institucionin më të rëndësishëm që monitoron trafikun ajror.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Luhen katër ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale

Story i radhës

​Paraburgim prej 30 ditësh për personin që dhunoi dhe sulmoi seksualisht vajzat e tij

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë