​Gjykata: Votimi i anëtarëve të rinj të këshillit drejtues të UP-së ishte i kundërligjshëm

min lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar si të bazuar padinë e studentë ndaj Universitetit të Prishtinës ‘‘Hasan Prishtina‘‘, për rastin e votimit të anëtarëve të rinjë të Këshillit Drejtues.

Kështu ka njoftuar Unioni i Demokratik Studentor, ku theksohet se më datë 24.06.2022 në mënyrë të kundërligjshme dhe me forca policore, studentët senatorë, janë privuar nga e drejta e votës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues, duke u larguar dhunshëm nga ndërtesa e rektoratit të UP-së.

Për këtë arsye ata kanë thirr edhe një konferencë për media, e cila do të mbahet nesër më 12 shtator, para ndërtesën e rektoratit.

Ndërkohë, studenti i nivelit mastër, Shpat Krasniqi ka publikuar vendimin e gjykatës, ku ka shkruar se sot Gjykata Themelore e ka nxjerrë një aktgjykim ku Rektori i Universitetit të Prishtinës është zgjedhur vitin e kaluar në mënyrë të jashtëligjshme, bashkë me servilët e tij — Këshillin Drejtues.

“E kam thënë dhe vitin e kaluar, u vërtetua dhe sot: Ata njerëz, përveçëse kanë marr pozita pa asnjë predispozitë ligjore, ata janë dhe njerëz politikë”, ka shkruar ai.

Përndryshe, Gjykata anulon vendimin e datës 02.09.2022, i senatit të UP-së dhe çështja kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje tek e paditura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zjarr në fshatin Dars të Klosit, flakët afër banesave

Story i radhës

Grubi: Me ndryshimet në Kodin Penal zgjerohet hapësira për sekuestrim të pasurisë së paligjshme

Të fundit nga