gjykata ua cakton nga 30 dite paraburgim kater serbeve qe u arrestuan ne gjakove 67f42a16d60ee

Gjykata ua cakton nga 30 ditë paraburgim katër serbëve që u arrestuan në Gjakovë

April 7, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim katër serbëve që u arrestuan të shtunën në Gjakovë.

Ekziston dyshimi i bazuar se B.R.,N.V., P.K. dhe M.S, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb, me datën 5 prill 2025, në Rr. “Gasper Karaqi” në Gjakovë, të pandehurit në bashkëkryerje e duke vepruar në kundërshtim me ligjin për armët, posedojnë armë të ftohta, dhe atë një sëpatë, një thikë me këllëf, dhe një thikë sharrë, në atë mënyrë që pas ndalimit nga ana e zyrtarëve policor për shkak se të njëjtit me automjetin e llojit Toyota ngjyrë hiri, i cili drejtohej nga i pandehuri B.R., kishte tejkaluar shpejtësisë në zonën e kufizuar të shpejtësisë dhe pasi ngasësi i veturës gjatë procedimit të rregullt është pyetur nga zyrtarët policor se a posedon diçka ilegale në veturë i njëjti ishte përgjigjur se nuk ka diçka të jashtëligjshme me vete, ku edhe kishte shprehur dëshirën për kontroll të veturës dhe pas një kontrolle të veturës nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur mjetet e mprehta të cekura me lartë, ku te njëjtat të pandehurit i kanë mbajtur gjatë vizitës në mënyrë të organizuar në disa nga Manastiret Ortodokse në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Samedin Cena, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe rreziku i ikjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

komisioneri shteteror i zgjedhjeve do te shqyrtoje me 8 prill denoncimet e pd dhe komitetit shqiptar te helsinkit 67f420b5b4194
Story i mëparshëm

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë më 8 prill denoncimet e PD dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit

enea kolici i bashkohet kosoves se dusseldorfi 67f42dcb9fcba
Story i radhës

Enea Koliçi i bashkohet Kosovës së Dusseldorfi

Të fundit nga

Jozi godet Gjestin derisa largohet

25 Jozi ka goditur Gjestin derisa largohej nga shtëpia. Me të goditur Gjesti ra në tok dhe produksioni ftoi njësin emergjente për të mjekuar. Ky veprim tronditi të gjithë ndjekësit. BURIMI: zhurnal.mk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë