gjykata speciale lejon familjarin e nje viktime te vazhdoje pjesemarrjen ne gjykimin ndaj thacit dhe ish pjesetareve te uck se 6afc9843079c1

Gjykata Speciale lejon familjarin e një viktime të vazhdojë pjesëmarrjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së

November 17, 2026
1 minut lexim

Një familjar i një viktime pjesëmarrëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të vazhdojë pjesëmarrjen në procedurë, edhe pas vdekjes së viktimës.

Vendimi është marrë më 6 nëntor 2026 nga Paneli Gjyqësor II i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pas kërkesës së avokatit të viktimave, Simon Laws.

Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës, bëhet fjalë për viktimën e identifikuar me kodin V260/06, e cila ishte pranuar si pjesëmarrëse në proces më 15 shkurt 2023.

Pas vdekjes së saj, më 2 tetor 2026, avokati i viktimave i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesë që një familjar të merrte përsipër vazhdimin e pjesëmarrjes në procedurë.

Për të mbështetur kërkesën, Simon Laws kishte dorëzuar certifikatën e vdekjes dhe dokumentacionin që dëshmon lidhjen familjare mes viktimës dhe personit që kërkonte të vazhdonte pjesëmarrjen.

Paneli Gjyqësor ka vlerësuar se kërkesa i plotësonte kushtet për aprovim, duke konstatuar se ishin dëshmuar si vdekja e viktimës, ashtu edhe lidhja e afërt familjare.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka sqaruar se, megjithëse Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Rregullorja e Procedurës dhe Provave nuk e parashikojnë shprehimisht vazhdimin e pjesëmarrjes së viktimave pas vdekjes së tyre, të drejtat pjesëmarrëse mund të shtrihen edhe te trashëgimtarët.

Kjo, sipas Panelit, është e nevojshme për të garantuar efektivitetin e së drejtës së viktimave për njohjen e dëmit që kanë pësuar.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që familjari të gëzojë masa mbrojtëse, duke mos lejuar zbulimin e identitetit dhe të dhënave të tij personale ndaj palëve në proces dhe publikut.

Në dokumentet dhe procedurat gjyqësore, ai do të identifikohet me pseudonimin V260A/06.

Me këtë vendim, Paneli Gjyqësor II ka aprovuar kërkesën e avokatit të viktimave, duke mundësuar vazhdimin e pjesëmarrjes së familjarit në procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti ne kosove bashkepunim me jetimat e ballkanit per shkollen per femije me nevoja te vecanta ne cair 6afc97e1cde39
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti në Kosovë: Bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit” për shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

berisha ne berat zhvleresimi i euros po demton qytetaret pd ja mbron interesin kombetar 6afc989c3b4ba
Lajmi i radhës

Berisha në Berat: Zhvlerësimi i euros po dëmton qytetarët, PD-ja mbron interesin kombëtar

Të fundit nga

ShkoLartë