mexhiti ne kosove bashkepunim me jetimat e ballkanit per shkollen per femije me nevoja te vecanta ne cair 6afc97e1cde39

Mexhiti në Kosovë: Bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit” për shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

November 17, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar Kosovën, ku është takuar me Halil Kastratin nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

“Në Kosovë ishim për ta takuar Halil Kastratin, sepse pa përkrahjen për ata që kanë më shumë nevojë, angazhimi ynë për qytetarët mbetet i paplotë”, ka thënë Mexhiti.

Gjatë vizitës në shtëpinë e të moshuarve, ai dhe delegacioni janë njohur nga afër me punën e shoqatës. Me Kastratin ka biseduar edhe për bashkëpunim në ndërtimin e shkollës për fëmijët me nevoja të veçanta, “Idnina – E ardhmja”, në Çair.

Sipas Mexhitit, objekti do të ketë rreth 2.000 m², kapacitet për 200 fëmijë dhe investim të parashikuar prej rreth 2 milionë eurosh. Ai thotë se shkolla do të ofrojë hapësira të përshtatshme për mësim, terapi dhe zhvillim, sipas nevojave të fëmijëve.

“Familjet që e presin këtë shkollë kanë nevojë për mbështetje konkrete, ndërsa fëmijët për kushte ku mund të mësojnë, të zhvillohen dhe t’i shprehin aftësitë e tyre. Për këtë duam të punojmë bashkë”, ka theksuar Mexhiti.

Në takim është diskutuar se si mund të bashkohen përvoja e shoqatës dhe angazhimi i komunës për ta çuar përpara projektin.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndryshime ne drejtimin e tri klinikave universitare ne shkup ja kush jane drejtoret e rinj 6afc7d13ad27f
Lajmi i mëparshëm

Ndryshime në drejtimin e tri klinikave universitare në Shkup – ja kush janë drejtorët e rinj!

gjykata speciale lejon familjarin e nje viktime te vazhdoje pjesemarrjen ne gjykimin ndaj thacit dhe ish pjesetareve te uck se 6afc9843079c1
Lajmi i radhës

Gjykata Speciale lejon familjarin e një viktime të vazhdojë pjesëmarrjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë