berisha ne berat zhvleresimi i euros po demton qytetaret pd ja mbron interesin kombetar 6afc989c3b4ba

Berisha në Berat: Zhvlerësimi i euros po dëmton qytetarët, PD-ja mbron interesin kombëtar

November 17, 2026
min lexim

Partia Demokratike e Shqipërisë ka zhvilluar sot foltoren e radhës në qytetin e Beratit, ku kryetari i saj, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para mbështetësve demokratë, duke trajtuar zhvillimet ekonomike në vend, zhvlerësimin e euros dhe situatën politike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka kritikuar gjendjen ekonomike në Shqipëri, duke pretenduar se zhvlerësimi i euros, sipas tij, po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në kursimet e qytetarëve.

Ai ka lidhur këtë fenomen me atë që e cilësoi si hyrje të parave nga narkotrafiku në Shqipëri, duke theksuar se kjo situatë po dëmton edhe remitencat që familjarët dërgojnë nga jashtë vendit.

“Eksportet kanë pësuar rënie dramatike, po ashtu dhe prodhimi industrial e bujqësor. Nga një ngjitje dhe rikthim nga varfëria u kthyem në më të varfërit në Europë. Droga është fuqia e së keqes, zhvlerësimi i euros nga vagonët dhe kontejnerët e narkoeuros që futet në Shqipëri, zhvlerësohen të gjitha remitencat që familjarët dërgojnë në Shqipëri. Janë zhvlerësuar kursimet në euro”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i PD-së ka folur edhe për zhvillimet brenda opozitës, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e demokratëve përballë, siç u shpreh ai, përpjekjeve për ta vënë partinë nën kontroll dhe për ta shndërruar në shtojcë të Partisë Socialiste.

Sipas Berishës, Partia Demokratike ka arritur të ruajë pavarësinë politike dhe rolin e saj si opozitë në Shqipëri.

“Jemi para këtij faktori dhe ju demokratë keni meritat historike se qëndruat në një kohë kur e vërteta është se u përpoqën me çdo kusht të vendosnin kontrollin mbi këtë parti dhe ta shndërronin në shtojcë të PS-së. U përpoqën që një opozitë sovrane të mos ekzistonte në Shqipëri. Sot jemi në një situatë krejt tjetër, shpresëplotë”, ka thënë ai.

Berisha ka përmendur gjithashtu protestat e zhvilluara nga dhjetori deri në maj, të cilat i ka cilësuar si një lëvizje të madhe popullore kundër qeverisjes aktuale.

Ai ka theksuar se mesazhi kryesor i kësaj lëvizjeje, sipas tij, ishte bashkimi i shqiptarëve, ndërsa ka pretenduar se në vazhdim të protestave pjesëmarrja e demokratëve ishte më e madhe.

Në fund, kreu i PD-së ka ritheksuar se partia që drejton, sipas tij, ka dëshmuar se vendos interesin kombëtar mbi interesat partiake.

“PD nuk është parti që thuhet se kjo parti për interesin kombëtar ka paguar çdo çmim”, ka përfunduar Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata speciale lejon familjarin e nje viktime te vazhdoje pjesemarrjen ne gjykimin ndaj thacit dhe ish pjesetareve te uck se 6afc9843079c1
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Speciale lejon familjarin e një viktime të vazhdojë pjesëmarrjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së

putinit i vjen nje tjeter goditje nga brukseli ja kush perfundoi ne listen e zeze 6afc98d81b7d1
Lajmi i radhës

Putinit i vjen një tjetër goditje nga Brukseli, ja kush përfundoi në listën e zezë

Të fundit nga

ShkoLartë