gjykata siriane denon me vdekje ne mungese ish presidentin bashar al assad ne pranga dhe ne gjyq edhe ish zyrtari i larte i regjimit 6a7af0f5963c6

Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad/ Në pranga dhe në gjyq edhe ish-zyrtari i lartë i regjimit

August 11, 2026
1 minut lexim

Një gjykatë siriane dënoi në mungesë me vdekje presidentin e rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, së bashku me vëllain e tij më të vogël, Maher al-Assad, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit 14-vjeçar në Siri, i cili la rreth gjysmë milioni njerëz të vdekur.

Në të njëjtin rast, gjykata dënoi me vdekje edhe kushëririn e Bashar al-Assad nga nëna, Atef Najib, për udhëheqjen e goditjes në provincën jugore të Daraa-s, veprim që çoi në kryengritjen dhe më vonë në luftën civile në Siri.

Nën masa të rrepta sigurie, Najib qëndronte brenda një kafazi, i veshur me uniformën e të burgosurit, ndërsa gjykatësi lexonte dënimin.

Bashar al-Assad dhe vëllai i tij Maher u larguan drejt Rusisë pasi kryengritësit marshuan në Damask në dhjetor të vitit 2014.

Ndërkohë, Najib u arrestua më vonë dhe u bë një nga zyrtarët më të lartë të regjimit të Assadit që u nxor në gjyq.

Atef Najib është ish-gjeneral brigade i ushtrisë siriane. Në vitin 2011, ai ishte kreu i Degës së Sigurisë Politike në provincën Daraa, në jug të Sirisë, nën regjimin e Bashar al-Assad.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet turisti ne durres policia i gjen ne cante pistolete me karikator te mbushur me fisheke 6a7af0ca570a2
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet turisti në Durrës, policia i gjen në çantë pistoletë me karikator të mbushur me fishekë

anne hathaway tregon barkun e shtatzenise ne jimmy kimmel pasi u akuzua se po shtirej 6a7af1bc3e6de
Lajmi i radhës

Anne Hathaway tregon barkun e shtatzënisë në “Jimmy Kimmel”, pasi u akuzua se po shtirej

Të fundit nga

ShkoLartë