Ardit Gjokrosa, një shtetas i nga Gjermania dy ditë më parë, është dërguar menjëherë në qelitë e paraburgimit nga Gjykata e Posaçme. Togat e zeza kanë bërë sot verifikimin e masës së sigurisë së dhënë në mungesë dhe është vendosur që masa “Arrest në burg” të vazhdojë.
Ardit Gjokrosa akuzohet për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, ndaj të pandehurit: Ardit Gjokrosa.
“Urdhërohet Policia Gjyqësore, që i pandehuri Ardit Gjokrosa, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues. 3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi”, njofton GJKKO.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
Burimi: botasot.info


