Gjykata nuk shkarkoi Metën, vjen reagimi i parë nga presidenca

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri për mos shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ka reaguar këshilltari i tij Tedi Blushi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky vendim nuk është sup rize, teksa shton se procedura e shkarkimit nuk duhej të kishte filluar.

“ZERO SURPRIZË për Presidencën! Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar! “, shkruan Tedi Blushi.

Sipas Gjykatës Kushtetuese faktet e paraqitura nuk përbejnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:

– Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

– Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

– Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

– Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me tre doza vaksina, këngëtari i njohur shqiptar infektohet me COVID-19

Story i radhës

10 këshilla si t’i mbroni sytë nga kompjuteri dhe telefoni

Të fundit nga