Gjykata lë në burg 3 zyrtarët e Ministrisë së Financave

January 13, 2023
min lexim

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për  3 zyrtarët e Ministrisë së Financave. Tre zyrtarët akuzohen për “shpërdorim detyre”.  Dyshohet se këta persona kanë abuzuar me vlerën 1.2 milion eurove, për një pronë që nuk ishte në pronësi të Thanës.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi sipas avokatëve ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim dhe më pas është transportuar në spital.

Masa për këtë të fundit u dha pa prezencë, por më prokurë të posaçme të tij dhe u përfaqësua nga avokatët.

Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm drejtori i personelit në Ministrinë e Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues.

Në përfundim të seancës avokatët u largua nga Gjykata duke shmangur kamerat.

Sipas prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se, përmbaruesi Alban Ruli në kundërshtim me ligjin, ka bërë rivlerësim të dëmshpërblimit për një pronë në emër të Thanës edhe pse ky i fundit nuk rezultonte zotërues i një magazine me sipërfaqe 187 metra katror pasi ajo iu kthye ish-pronarit në vitin 1995.

Por sipas prokurorisë, në harkun kohor të tre muajve, duke nisur nga gushti i kaluar deri në tetor, Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin, ka pranuar për të ekzekutuar titullin përmbarimor duke derdhur në llogari të Thanës dhe motrës së tij shumën prej 48 milionë lekë të reja, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 980 milion lekësh të vjetra do të lëvrohej më vonë.

Ka qenë denoncimi i një banke të nivelit të dytë që ka vënë në lëvizje prokurorinë pasi Thana rezultonte debitor dhe për këtë shumat e parave nga Ministria e Financave kalonin në llogari të motrës së tij. Po kështu, hetuesit kanë dyshime se ndërmjet mashtrimit, Thana që është arrestuar dhjetorin e kaluar, në vitin 2005 e ka shitur magazinën e ish-drejtorisë së shërbimeve qeveritare që ndodhet në pranë kryeministrisë në Rrugën Mustafa Matohiti tek një tjetër person.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçiç drejt Serie A, e kërkon ky klub i njohur

Story i radhës

Konsiderohet si dita më e zezë e vitit, sot e premte 13, a duhet të frikësoheni?

Të fundit nga

ShkoLartë