Gjykata lë në burg 17-vjeçarin që përplasi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, reagon avokati

Është zhvilluar në mjediset e spitalit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 17-vjeçarit E. Rraku i cili ka qenë shkaktar për aksidentin automobilistik në Sarandë ku humbën jetën dy italianë 3 ditë më parë. I mituri u njoh me masën e sigurisë arrest me burg.

Elio.Rraku i jepte makinës pa patentë dhe në shoqërinë e tij mbrëmjen e 24 gushtit ishte një 16 vjeçar pasagjer. Ata ishin duke shkuar nga Saranda në Ksamil ndërsa italianët po ktheheshin pas ditëlindjes. Përplasja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 24 gushtit në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

Shkak për zhvillimin e seancës në ambientet e spitalit është fakti se i mituri ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Prokurorja e çështjes, Esmeranda Basho kërkoi masën ‘arrest me burg’ për veprat penale ‘shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.

Avokati i të miturit, Çlirim Shehini kërkoi masë më të lehtë sigurie me argumentin se ishte i mitur, student dhe i traumatizuar. Ai shtoi se i mituri duhet ta kalojë këtë shok për shkak të gjendjes psikologjike. Masa u caktua nga gjyqtarja, Suela Xhani.

Aksidenti tragjik u regjistrua të enjten e 24 gushtit në orët e para të mëngjesit në Sarandë. Si pasojë e përplasjes së mjetit të drejtuar nga E. Rraku, vetëm 17-vjeç pa patentë mbetën viktimë dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga adoleshentI, i cili nuk kishte patentë.

Për shkak të shpejtësisë në kthesë, mjeti ka dalë në kahun e kundërt dhe ka goditur motorin. 17 vjeçari E. Rr. ka dalë nga kthesa për shkak të shpejtësisë, duke goditur përballë motorin e turistëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Yigit i kënaqur me një pikë nga përballja me Dukagjinin

Story i radhës

Osmani nga Austria: Integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën

Të fundit nga