Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Sali Berishën

January 2, 2025
1 minut lexim

Afro dy muaj pasi rrëzoi kërkesën e tij për shpalljen antikushtetuese të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”, të caktuar nga SPAK,  Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për Sali Berishën.Trupa e Gjyqtarëve e gjeti të pabazuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike për cenim të parimeve të pavarësisë dhe paanshmërisë.

Gjykata vlerëson se masa e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, (në rastin konkret një herë në dy javë), nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon kërkuesin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet.Mbi të njëjtin argument, Gjykata vlerëson se edhe masa e sigurimit e ndalimit për të dalë jashtë shtetit nuk e pengon kërkuesin të zhvilloje jetën e tij parlamentare. Për rrjedhojë, edhe autorizimi i kuvendit nuk është i nevojshëm.

Gjykata arrin në përfundimin se togfjalëshi “ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme” i referohet vetëm lirisë personale, të mbrojtur nga neni 27 i Kushtetutës dhe ai gjen zbatim vetëm në ato raste kur ndaj deputetit vendoset një masë kufizuese, që i heq lirinë personale.

Për pasojë, autorizimi i Kuvendit është i nevojshëm vetëm nëse masat kufizuese të vendosura ndaj kërkuesit përbëjnë kufizim/heqje të lirisë së tij personale, i cili është i tillë që sjell pasoja në vetë të drejtën e deputetit për t’u zgjedhur, në aspektin e ushtrimit të të drejtave të tij si deputet, pra të vetë veprimtarisë parlamentare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse Interneti mendon se Hailey dhe Justin Bieber janë në krizë?

Story i radhës

Meghan Markle rikthehet në Instagram pas 7 vitesh

Të fundit nga

ShkoLartë