Gjykata Kushtetuese vendosi: E diela mbetet ditë jo-pune

E diela mbetet ditë jo-pune për shumicën e punëtorëve në vend. Kështu ka vendosur shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së.

Zëdhënësja e shkallës më të lartë gjyqësore në vend, Kika Belovska, në një konferencë për media tha se Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka vendosur që të mos iniciojë procedurë për shqyrtimin e vendimit ligjor që e shpalli të dielën ditë jo-pune për shumicën e punëtorëve.

Në fakt, gjyqtarët kushtetues vendosën të mos e pranojnë iniciativën e Odës Ekonomike të Maqedonisë, e cila ishte parashtruese e iniciativës për shqyrtimin e kësaj zgjidhjeje ligjore, të cilën ata e konsiderojnë si jokushtetuese.

Belovska njoftoi se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i formës së prerë dhe se në rendin juridik të vendit mbetet i vlefshëm që e diela të jetë ditë jo-pune për shumicën e punëtorëve në vend, përveç aktiviteteve që janë të përcaktuara si përjashtim.

Burimi:________

Story i mëparshëm

Gazeta më e madhe në Zvicër: Ish-presidenti i Kosovës dëshiron të blejë ManUtd

Story i radhës

Për të pasur demokraci të mjaftueshme e njëjta duhet të mbështetet nga qytetarët

Të fundit nga