Gjykata Kushtetuese vendosi! E DIELA ditë jopune në RMV

December 1, 2022
1 minut lexim

E diela mbetet ditë jopune për shumicën e punëtorëve në vend. Kështu ka vendosur shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së.

Marketing

Zëdhënësja e shkallës më të lartë gjyqësore në vend, Kika Belovska, në një konferencë për media tha se Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka vendosur që të mos iniciojë procedurë për shqyrtimin e vendimit ligjor që e shpalli të dielën ditë jopune për shumicën e punëtorëve.

Në fakt, gjyqtarët kushtetues vendosën të mos e pranojnë iniciativën e Odës Ekonomike të Maqedonisë, e cila ishte parashtruese e iniciativës për shqyrtimin e kësaj zgjidhjeje ligjore, të cilën ata e konsiderojnë si jokushtetuese.

Belovska njoftoi se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i formës së prerë dhe se në rendin juridik të vendit mbetet i vlefshëm që e diela të jetë ditë jopune për shumicën e punëtorëve në vend, përveç aktiviteteve që janë të përcaktuara si përjashtim.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mendësia që krijon burra vrasës!

Story i radhës

​Vrasja e shtatzënës, qytetarët thonë se institucionet përgjegjëse janë në gjumë

Të fundit nga

ShkoLartë