Gjykata Kushtetuese sot në mbledhje do të duhet të sjellë vendim përfundimtar rreth propozim-procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së “Balancuesit” – mekanizmit për përfaqësim të drejtë she adekuat në institucionet shtetërore.
Në rend dite të Mbledhjes së 27-të të Gjykatës Kushtetuese të caktuar për më 9 tetor janë paraparë gjashtë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe votim rreth gjashtë propozimeve për sjellje të vendimeve përfundimtare.
Aktualisht, mekanizimi i Balancuesit është pezulluar, gjegjësisht nuk merret parasysh përkatësia etnike gjatë punësimeve.
Burimi: tv21