Gjykata Kushtetuese solli vendim se nuk është kushtetuese, që të kërkohet të theksohet përkatësia etnike në konkurset për punësim të zyrtarëve të administratës. Sipas vendimit, theksimi i përkatësisë etnike është liri e çdo qytetari, i cili mund të shprehet siç do, kurdo, të ndryshojë përkatësinë gjatë punësimit. Me këtë shkelet parimi i profesionalizmit dhe kompetencës dhe shkelet edhe e drejta e garantuar me ligjin për punë dhe zgjidhja e lirë për punësim.
Themeli kurcial, për këtë është vendimi që kjo gjykatë e solli para më pak se një viti. Duke vepruar për Ligjin për evidentim amë, kjo gjykatë bëri interpretim të vlerës themelore të lirisë së shprehjes së përkatësisë nacionale. Edhe në atë lëndë gjykata vendosi se shprehja e përkatësisë etnike, përkatësisht përkatësia e komunitetit, si dhe përpunimi i kësaj të dhëne, nuk mund të vendoset si obligim i patjetërsueshëm për qytetarët.
“Tani shtrohet pyetja nëse ne si gjykatë do të tregojmë siguri juridike dhe konsistencë në veprimet tona nëse në shkurt kemi vendosur që dispozitat e Ligjit për Evidencën Amë shkelin kushtetutën, e tani në Ligjin për Sektorin Publik dhe Zyrtarët Administrativë, të themi jo, ata nuk e shkelin atë. Çfarë lloj gjykate do të jemi atëherë?”, tha Darko Kostadinovski
Njeriu i parë i gjykatës pohon se me këtë vendim nuk është shfuqizuar asnjë e drejtë e komuniteteve etnike dhe se ligjvënësi, përkatësisht institucionet kanë shumë mekanizma tjerë përmes kushtetutës dhe Ligjeve që të plotësojnë të drejtën për përfaqësim të drejtë.
“Është gënjeshtër dhe manipulim se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj i hoqi të drejtat çdo komuniteti. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi gardianë të Kushtetutës, ashtu siç është, përfaqësimi i plotë, themelor dhe i drejtë është këtu në Kushtetutë dhe ekziston, e nëse Kushtetuta ka vendosur një normë normative imperative, që të gjithë të jetë i detyruar ta respektojnë, nuk mund të bëhet fjalë për shfuqizimin e ndonjë të drejte të ndokujt”, delaroi Kostadinovski.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se ajo që ligjvënësi por edhe të gjitha organet e pushtetit ekzekutiv, i kanë marrë nga Kushtetuesja, është kornizë qartë e përcaktuar, që mund të shpjegohet në çfarë mënyrë dhe si të veprohet.
Balancuesi si mjet u vendos në vitin 2016 që të shërbejë për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të të gjitha komuniteteve në institucione nga sektori shtetëror dhe publik. Sipas Marrëveshjes së nënshkruar në Ohër në vitin 2001, me të cilën iu dha fund konfliktit në Maqedoni mes pjesëtarëve të UÇK-së dhe Forcat e armatosura maqedonase, njëra prej ndryshimeve kryesore ishte punësimi në bazë të përkatësisë etnike në administratën publike. Megjithatë, mjeti Balancuesi u keqpërdor në periudhën e kaluar, për shkak se maqedonasit janë shkruar si shqiptarë ose etnitë tjera dhe e kundërta që të punësohen në administratë.
Burimi: tv21