Çka nëse Gjykata vendosë që të shfuqizohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni? Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se nuk ka dilema të tilla, por dilema është se, Kushtetuesja, Ligjin për gjuhët e ka në sirtar ndër vite dhe pse pikërisht tani vendosi që ta nxjerr në sipërfaqe, përcjell TV21. Mexhiti tha se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga eksponentë të BDI dhe LSDM, ndërkohë që tha se janë të gatshëm ta sakrifikojnë edhe gjuhën shqipe për të krijuar situata destabilizuese në vend.
Burimi: tv21