Rasti në të cilin kontestohet Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet në seancë ku do të marrin pjesë të nëntë gjyqtarët, duke pasur parasysh rëndësinë dhe interesin publik, njofton Gjykata Kushtetuese, përcjell TV21. Gjatë tetorit, çështja nuk është planifikuar për në rendin e ditës të asnjë seance për shkak të mungesës së paralajmëruar të disa prej gjyqtarëve që janë konfirmuar si folës në evenimente ndërkombëtare, por edhe për arsye private. Lënda e Ligjit për Gjuhët përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata të ndryshme dhe është formuar që nga viti 2019. Përndryshe, në mars 2018, Kuvendi miratoi Ligjin e ri për Përdorimin e Gjuhëve, i cili zgjeron përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë vendin. Ligji i mëparshëm e përcaktonte gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por vetëm në territorin ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë vendase./TV21
Burimi: tv21